Nga: SONILA MUSAJ*
TIRANE – Në një kohë që prokuroria ka sekuestruar serverin qendror të kamerave të sigurisë në ambientet e Forcave të Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, mësohet se në server ka ndërhyrje.

Burimet thonë së janë pyetur drejtuesit e këtij reparti, të cilët kanë pohuar se kamerat nuk punojnë, por organi i akuzës ka dyshime se është ndërhyrë për fshirjen e tyre. Sipas prokurorisë, edhe nëse ka ndërhyrje, do të jenë librat e regjistrit të hyrje-daljeve në repart, që do të provojë se brenda këtij institucioni makina ku ndodhet e instaluar pajisja e përgjimit “IMSI Catcher” ka hyrë në të paktën dy raste.

Nga ana tjetër, ajo që për hetuesit hedh poshtë pretendimet e policisë se ekspertët italianë gjatë gjithë kohës kanë qenë të pranishëm në momentin e trajnimit është edhe sistemi TIMS i Policisë së Shtetit.

Prokuroria nga ana e saj ka dyshime edhe për anëtarët e Policisë së Shtetit dhe pjesëtarët e grupit trajnues, pasi pas urdhrit për sekuestrimin e pajisjes, e cila dyshohej se ishte në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, automjeti me pajisjen më datë 13.05.2016 është larguar nga ky ambient rreth orës 12:00.

Sipas prokurorisë, fakti që mjeti së bashku me pajisjen ka lëvizur në të paktën dy herë një specialist shqiptar, është një prej arsyeve që e ngarkon me përgjegjësi dhe titullarin e Forcës.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: