UEFA në një asamble në Gjenevë ka përcaktuar sot stadiumet e finaleve të sezonit 2018-2019 të të gjithë kompeticioneve në patronazhin e saj. Finalja e trofeut më të rëndësishëm në kontinentin e vjetër, “Uefa Champions League”, do të luhet në stadiumin e sapo inaguaruar të Atletico Madridit, “Wanda Metropolitano”.

I ndërtuar në vendin kur dikur gjendej “Estadio de La Peineta”, në periferi të Madridit, impianti ka një kapacitet prej 67,703 vendesh dhe kostoja e tij është afër 300 milion euro. Ai konkurroj për këtë organizim së bashku me “Baku National Stadium” të Azerbajxhanit.

Emri “Wanda Metropolitano” vjen si bashkim i “Wanda”, për shkak të sponsorit, dhe “Metropolitano” në nder të stadiumit ku Altetico Madrid luante përpara “Vincente Calderon”. Stadiumi ku do të luhet finalja ka një kapacitet prej 4000 vendesh parkimi. 1000 brenda stadiumit dhe 3000 jashtë ndërtesës.
image.img
“Wanda Metropolitano” nga sezoni 2017-2018 e në vazhdim do të jetë stadiumi i madrilenëve të vegjël, ndërsa më i mars të 2017-ës kur ende ishtë në fazën e ndërtimit, 45 000 spektatorë kishin bërë rezervimin për biletën sezonale.

Në 17 shtator të 2017-ës është bërë edhe inaugurimi. Me ndeshjen Atletico Madrid – Malaga që përfundoi në favor të vendasve me golin e Griezmann.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb