ITALI- Giuseppe Conte heq dorë nga formimi i qeverisë në Itali. Shkak janë bërë mosmarreveshjet mes Presidentit Sergio Matarella dhe krerëve të koalicionit ‘Pesë Yjet’ dhe ‘Lega Nord’.

Sipas mediave italiane, presidenti Matarella nuk e ka pëlqyer kandidaturen e Contes për kryeministër sepse është një euroskeptik. Gjithashtu thuehet se dorëheqja e Contes erdhi pasi Presidenti nuk miratoi kandidaturën për ministrin e Financave.

Contes iu besua detyra rreth një jave më parë nga vetë presidenti italian me propozimin e koalicionit ‘Pesë yjet’ dhe ‘Lega Nord’.

“Faleminderit që përfaqësuesit e dy forcave politike që zgjodhën emrin tim për të formuar qeverinë e ndryshimit. Ju mund të siguroj që të jem i përgatitur maksimalisht, maksimalisht për të përmbushur këtë detyrë”, kishte thënë Konte katër ditë më parë.

Pasi kanë kaluar 84 ditë nga zgjedhjet, Italia ende nuk ka një qeveri dhe dorëheqja e tij e thellon me tej krizën politike në Itali.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb