Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un surprizoi mbrëmjen e sotme me një xhiro në Singapor, vetëm disa orë para takimit historik me presidentin amerikan Donald Trump.

Rreth orës 6 të pasdites, me orën lokale, motorë e makina policie u panë të vërshonin drejt hotelit St.Regis, ku lideri korean po qëndron gjatë samitit që pritet të zhvillohet nesër.

Ajo që i habiti të gjithë ishte se badigardët e tij që e gjëmojnë me vrap mungonin, shkruan CNN.

Disa orë më vonë, kamerat filmuan Kim dhe ekipin e tij teksa hynte në njtë tjetër hotel luksoz Marina Bay Sand, në katin e 55 të hotelit.

Ministri i jashtëm i Singaporit, Vivian Balkarishnan hodhi në rrjetet sociale një selfie me Kim.

“Jalan-jalan”, shkroi ai që do të thotë “duke bërë një xhiro”.

Kim (C) walks down the street in Singapore, accompanied by security, on Monday.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: