TIRANE – Kryeministri Edi Rama pritet të prezantojë sot programin e qeverisë për mandatin e dytë 2017-2021. Por përpara seancës plenare, që pritet të nisë në orën 10:00, Rama ka zhvilluar një takim me kryetarin e zgjedhur të Kuvendit Gramoz Ruçi, kryetarin e grupit parlamentar Gramoz Ruçi dhe ministrat e qeverisë së re.

Gazetarja e Neës24 Marsela Karapanço raporton për BalkanWeb se mes tyre po diskutohet për prezantimin e qeverisë së dhe se si do të organizohet ai.

Rreth 1 orë para seancës, edhe PD e LSI mblodhën grupet e tyre parlamentare, edhe pse nuk u dhanë detaje në lidhje me atë që kanë diskutuar.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: