PAKISTAN- Dita e Shën Valentinit është e njohur në shumë qytete në Pakistan, por grupet fetare e kanë denoncuar atë si rast dekadent.

Administratori i kësaj zone në Pakistan, Maulana Muhammad Niaz ka thënë: “Dita e Shën Valentinit nuk ka bazë ligjore, dhe së dyti kjo është kundër fesë sonë, prandaj u ndalua”.

Janë rreth 30 dyqane në qytetin Kohat që u mbyllën për arsye të shitjes së dhuratave, kartolinave dhe luleve për ditën e Shën Valentinit.

Në vitin 2013, Sabeen Mahmbud për të drejtat e njeriut, ka mbajtur një fushatë duke mbështetur Ditën e Shën Valentinit. Dy vite pas kësaj, atë e qëlluan fshehurazi me armë në makinën e saj teksa po voziste.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: