Ushtria e Pakistanit thotë se ka nisur një operacion madhor kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik në rajonin veri-perëndimor përgjatë kufirit afgan.

Një zëdhënës tha që militanët kishin avancuar brenda Afganistanit dhe u desh të ndaleshin nga zgjerimi i ndikimit të tyre, shkruan BBC.

Ai tha që operacioni “Khyber 4”, i mbështetur nga forca ajrore, do të fokusohej në zonën malore të Luginës Rajgal në Agjencinë Khyber.

Pakistani më herët kishte mohuar prezencën e ISIS-it në territorin e vet.

Sidoqoftë, rritja e grupit, që shpesh referohen si Daesh, në Afganistanin fqinj,ka alarmuar Islamabadin që kryer disa sulme në Pakistan gjatë dy viteve të fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb