Ndeshja e parë e Kukësit për fazën e parë eliminatore të “Champions League” kundër Valleta-s është mbyllur me rezultatin 0-0 në “Loro Boriçi”.

Trajneri i skuadrës shqiptare, Pakuclt, në intervistën pas ndeshjes është parë i tensionuar pasi ka ngritur zërin ndaj gazetarëve teksa këta të fundit e pyetën nëse ishte rezultat surprizë.

Rezultat i papritur përballë Valetës?

Pse e quani të papritur? Kush e ka thënë që ne jemi favoritë.

Kishit menduar që mund të eliminoheshit që në raundin e parë?

Nuk e kuptoj kritikën që më bëni, unë nuk kam folur kurrë për favoritë. Ndoshta ky është mendimi juaj që po e thoni këtë gjë. Unë kam kohë të gjatë që jam në futboll. Kemi edhe një ndeshje tjetër për të luajtur. Por, ne kemi edhe ndeshjen e dytë.

Me një rezultat 0-0, jeni të kënaqur?

Jam i kënaqur që nuk pësuam gol, por na dhemb që nuk shënuam.

5 lojtarë të rinj, çfarë përgjigje morët?

Mund të na bëni një pyetje tjetër, kritikat për lojtarët nuk mund t’i jap tani. E rëndësishme është koha, tani është vetëm fillimi. Është si puna e farës, ajo do kohën e vet që të rritet. Është ende herët për të folur. Pamë që kishim përballë një skuadër që ka kohë që luan me njëra tjetrën. Ne po formohemi, po njohim njëri-tjetrin.

A do keni kohë mjaftueshëm në ndeshjen e radhës, për të shënuar një gol?

Sot patëm shanset tona, me kundërsulme. Padyshim që duhet të bëjmë golin, që për fat të keq nuk erdhi sot. Jam i bindur që në ndeshjen e kthimit do japim maksimumin, dhe do marim një rezultat pozitiv. Edhe presioni është për Valetan tani, pasi një gol i pësuar në fushën e tyre, do i çakordojë nga loja. Duhet të ndryshojmë disa gjëra.

Merkato e mbyllur?

Në këtë moment nuk mund të jap një përgjigje, fokusi është për ndeshjen e kthimit tani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb