Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka ironizuar foton e Kryeministrit Edi Rama me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në një status në Facebook, Paloka shprehet “kush e di ç’ka hequr Trump t’i mbushë mendjen Ramës që të dalë në foto me të”.

Po ashtu ai nuk harron të përmendë edhe faktin që Rama para se Trump të zgjidhej President në SHBA, tha se do kërcënoheshin marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ka patur dhe merakun se mos Rama mbante fjalën dhe prishte marrëdhëniet me SHBA pas fitores së tij”, shkruan Paloka.

Statusi i tij

Kush e di cka hequr Trump ti mbush mendjen Rames qe te dal ne foto me te… Ka patur dhe merakun se mos Rama mbante fjalen dhe prishte marredheniet me SHBA pas fitores se tij

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: