Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka është kundër idesë së krijimit të fraksioneve në parti.

Përmes një status në rrjetet sociale Paloka shkruan: “Kur dikush dorën e shtrirë për bashkëpunim e merr si dobësi, është fatkeqësi, por fatkeqësi për ata vetë që nuk kuptojnë se sa të pavlerë mbeten.

Astrit Patozi ishte i pari që hodhi idenë e krijimit të fraksioneve brenda Partisë Demokratike, ndërkohë ai gjeti mbështetjen edhe të grupit që kërkon largimin e Bashës nga drejtimi i PD.

Në mbledhjen e kryesisë së Partisë, Lulzim Basha bëri të qartë se për sa kohë do të jetë ai në krye të PD, nuk do ketë fraksione teksa i shtriu dorën e bashkëpunimit kritikëve për t’u bërë kundër kundërshtarit të vetëm që sipas tij është aleanca e krimit e Edi Ramës.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: