TIRANE- Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka vijuar me thirrjen e tij, duke iu bashkuar të gjithë demokratëve, që Fatmir Xhafaj duhet të japë dorëheqje nga posti i ministrit të Brendshëm.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Paloka thekson se rasti i Xhafajt është më flagranti në botë pasi u kap duke shkelur ligjin dhe sipas tij fshihet pas karriges. Mes të tjerash Paloka tha se duke qëndruar Xhafaj në krye të kësaj ministrie, prishen provat kundër vëllait të tij.

REAGIMI I PALOKËS
Pse hesht Ministri i Brendshëm?
Fatmir Xhafaj duhet të jetë rasti i vetëm në botë që kapet në flagrancë duke shkelur ligjin dhe fshihet pas karriges së Ministrit të Brendshëm.
Kanë kaluar më shumë se 24 orë që kur shqiptarët panë sesi vëllai i Ministrit të Brendshëm kapet në pazare droge, por Fatmir Xhafaj bën sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Fatmir Xhafaj duhet të largohet një orë e më parë.
Çdo orë në zyrën e Ministrit të Brendshëm:
1. Prish provat e lidhjeve të të vëllait me trafikun e drogës
2. Pengon hetimin e të vëllait për trafik droge
3. Pengon arrestimin e tij për vuajtjen e dënimit me 7 vjet e dy muaj burg.
4. Pengon zbatimin e ligjit antimafia.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: