TIRANE- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka zbuluar të shkuarën e gruas nga Mirdita që përloti dje Kuvendin me fjalimin e saj të ndjerë për problematikat e zonave malore dhe fshatrave shqiptar, teksa kërkoi nga politika të mos i neglizhojnë, e t’u kushtojnë më tepër vëmendje.

Sipas Palokës, Rigerta Luku ka qenë kandidate për deputete në listën e Bamir Topit, për qarkun e Lezhës në vitin 2013-të, aleat me Ramën.

Deri më tani dihej se Rigerta është diplomuar në Itali, ka dy fëmijë dhe u rikthye në fshat ku bashkë me bashkëshortin ngritën një fermë dhish, aty ku punojnë aktualisht.

STATUSI I PLOTE
Miqte e mi, shoh qe vazhdon debati per gruan qe foli ne te ashtuquajturin parlamenti rural. Une bera vetem disa pyetje per menyren se si u gjend zonja ne nje aktivitet te organizuar nga ruci e pikerisht ne momentin kur rames do i duhet te justifikoj miliona euro qe do te hidhen per projektin e ri te vjedhjes qe rama e quan rilindje rurale. Me nje kerkim te percipte ne internet , zbulon se zonja nuk merret vetem me dhi dhe nuk qenka aq e panjohur nga politika… Ne 2013 Rigerta Loku rezulton ne listen e bamir topit per deputete ne Lezhe, ne koalicion me edvin ramen. Te tjerat gjykojini vete. Ka dhe nje emision ne nje televizion publik ku i nxjerrin njerzit te qajne artificialisht…

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: