Një eksperiencë e shëmtuar për Pamela Anderson, që në moshën 48 vjeçare ka provuar botox-in dhe sipas aktores ka qenë e tmerrshme.

Roja bregdetare seksi e telenovelës së famshme ‘Baywatch’ në fakt ka bërë ‘ndërhyrje’, por të cilat sipas saj nuk bëjnë për të.

Për revistën People artistja ka rrëfyer: ‘Kam qenë e fundit që kam provuar botox-in . Ndjeja sytë që fundoseshin në kokë dhe se njihja më veten! Nuk më pëlqejnë ato gjëra!’

Pamela thotë se si ndjen fare vitet që ikin dhe pavarësisht se është 50 vjeç, ajo ndjehet shumë më e re me moshën që ka.

Anderson ka pranuar që pak kujdesje bën mirë. Ka shumë gjëra që të bëjnë të dukesh më e tonifikuar, por njerëzit e ekzagjerojnë. Unë nuk jam e fiksuar në këtë gjë.

Ajo flet edhe për artisten e Beverly Hills, Tori Spelling, që disa ditë më parë u shfaqe e fryrë dhe me një buzëqeshje të tërhequr, e gjitha për faj të botox…
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: