Shfaqen pamje të reja atentatit të synuar ndaj presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në hotelin në qytetin Marmaris të Muglas, ku po qëndronte të premten në kohën e puçit ushtarak kundër tij.

Në regjistrimet nga kamera e sigurisë të një hoteli tjetër – pranë atij ku ishte Erdogani – shihet se puçistët avancojnë nga brigjet drejt hotelit Grand Yazıcı, ndërsa pas luftimeve me truprojat e presidentit, prej lokacionit të quajtur Turban drejtohen kah rruga kryesore.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/agron.shala.7/videos/10209204068754683/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Puçistët ndalen kohë pas kohe për ta vëzhguar terrenin. Në armët e ushtarëve shihen dylbi dhe laserë. Fytyrat e tyre shihen qartë.

Në këndin e xhirimit të kamerës hyjnë 22 ushtarë. Ata priten nga ekipet policore të Marmarisit, ndërkohë që kamera gjithashtu shfaq rënien e policit Nedip Cengiz Eker – nga të shtënat e para që i hapi Ushtria, polici (familjar i kryetarit të Partisë Republikane Popullore, Kemal Kılıçdaroğlu). Automjeti i tij ishte qëlluar me 22 plumba.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: