DURRES- Të tjera pamje të rënda janë zbuluar nga aksidenti tragjik në autostradën Tirane-Durres gjatë mesnatës që i mori jetën taksistit dhe vajzës 23-vjeçare.

Në fotot e siguruara nga gazetarja Dorjana Bezat për BalkanWeb duket trupi i Elena Avdillarit i shtrirë në rrugë që ka përfunduar jashtë taksisë si pasojë e përplasjes së fortë.

aksidentt

Gjithashtu në pamje duket edhe taksia që ngitej nga 60-vjeçari Bujar Agalliu, e copëtuar krejtësisht dhe e përmbysur.

Të dy udhëtarët e taksisë humbën jetën në vend. 23-vjeçarja duhet të udhëtonte mbrëmjen e kalaur drejt Italisë por është kthyer në port nga policia. Ajo ka marrë një taksi për të udhëtuar drejt Tiranës por në hyrje të Maminasit ndodhi edhe aksidenti fatal.

acident

 

Dëshmitarët treguan që goditja ka qenë shumë e fortë dhe ka shkaktuar panik dhe tek ata vetë që kanë pyetur veten se çfarë ndodhi. Policia ka identifikuar shoferin e makinës Fatjon Zhaporja që dyshohet se shkaktoi aksidentin dhe po negocion për dorëzimin e tij. Dyshohet se ai ka qenë bashkë me një tjetër person në makinë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: