DURRES- Pamje të rënda vijnë nga qyteti i Durrësit, aty ku një çift i moshuar bashkëshortësh kanë mbetur të asfiksuar nga zjarri që ka rënë në banesën e tyre.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka mundur të sigurojë video pak pas ngjarjes, ndërsa mësohet se përveç të moshuarve është asfiksuar edhe një zjarrfikës.

Në video duket momenti kur të dy të moshuarit janë nxjerrë nga banesa dhe po iu jepet ndihma e parë përpara pallatit. Ata janë të shtrirë në rrugë. Banorët mundohen t’ju vijnë në ndihmë me ç’të munden.

Ndërkohë pak metra pas tyre qëndron zjarrfikësi hero, që për të shpëtuar gati rrezikoi jetën. Edhe këtij të fundit po i jepet ndihma e parë.

Informacion paraprak.
Më datë 17.03.2018, rreth orës 11:25, në lagjen Nr.17 ka rënë zjarr në apartamentin e një pallati.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi G.T. dhe shtetësia M. D. rreth 70 vjeç, të cilët ndodhen në gjëndje të rëndë në Spitalin Rajonal Durrës.

Gjithashtu gjatë kryerjes së dëtyrës është asfiksuar punonjësi i zjarrfikëses A. K. I cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ndodhen Efektivët e Policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb