Klement Balili vijon të jetë një nga personat më të kërkuar, madje për kapjen e tij është njoftuar edhe shpërblim, por me sa duket ai nuk është aspak i shqetësuar për këtë situatë. I pagëzuari si “Eskobari i Ballkanit” vazhdon jetën jo shumë i trazuar, madje gëzon në festa si të gjithë.
Në një video të publikuar sot, Klement Balili shfaqet duke kërcyer në një dasmë në resortin e tij “Santa Quaranta” në Sarandë.
Mësohet se bëhet fjalë për një dasmë të datës 18 shtator.
Klement Balili u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Greqia që në 17 maj 2016, si një prej krerëve të një organizate kriminale që merrej me trafikun e drogës.
Klemend Balili duke festuar ne dasem, edhe pse… by lapsi-al
(BalkanWeb)