Disa pamje tronditëse janë publikuar nga CCTV në një palestër, ku shihet një peshëngritës i cili ka thyer shtyllën kurrizore.

Sipas ‘Mirror’ nuk dihet me saktësi ku është filmuar kjo video, por publikimi i saj në rrjetet sociale ka marrë mijëra klikime brenda dy ditëve. Në pamje shihet peshëngritësi i cili duket i qetë, ndërsa po ngrinte shtangën në palestër.

Por në momentin që thyen shtyllën kurrizore, burri muskuloz bërtet nga dhimbjet e mëdha, dhe pas 3 sekondave humb vetëdijen dhe rrëzohet në tokë. Ai u dërgua në spital, ndërsa ka arritur të mbijetojë.

https://www.youtube.com/watch?v=QUnDYSiF8IE

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: