Këto janë pamjet në 3D të transmetuar këtë mbrëmje në emisionin “Opinion”, nga grabitja spektakolare e ndodhur ditën e sotme në Rinas.

Grabitja ka ndodhur rreth orës 13:24 në Qafë Kashar, në periferi të Tiranës, ku dy persona të veshur me kamuflazh, mundën të marrin shtatë thasë me lekë të Bankës Kombëtare Tregtare, të cilat transportoheshin me dy makina të blinduara për në aeroportin e Rinasit, me destinacion Vjenën.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: