Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

1 VIT AGROKAPITAL Panariti: Qeveria do të mbartë kreditë e rreth 1000 fermerëve të prekur nga përmbytjet

edmond panariti

TIRANE – Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti falënderoi bankat dhe institucionet e mikrokredisë në Shqipëri, të cilat u solidarizuan me fermerët e prekur nga përmbytjet në jug të vendit, duke shtyrë shlyerjen e kësteve të kredive. Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e organizuar me rastin e 1-vjetorit të programit të USAID-it, Agrokapital, ministri Panariti bëri të ditur se qeveria ka vendosur të mbartë kreditë që kanë me agjencitë e mikrokreditit, rreth 1000 familje fermere, të prekura nga përmbytjet, që shkon në një vlerë prej 1.5 mln euro.
“Ne kaluam një periudhë shumë të vështirë, që ka qenë periudha e përmbytjeve, të cilat padyshim patën efektin e tyre negativ ne bujqësi. Vlen të përmendet fryma e solidaritetit nga partnerët ndërkombëtare, por dhe nga biznesi e individë të veçantë që bënë të mundur të futemi në programin e rigjallërimit të shpejtë të bujqësisë”- deklaroi ministri Panariti.

Ministri i Bujqësisë theksoi se qeveria është e ojentuar nga investimet gjithëpërfshirëse në bujqësi, duke përmendur disa nga prioritetet e këtij viti.
“Prioritet për këtë vit janë investimet në pikat e mëdha të grumbullimit, magazinimit që ne i konsiderojmë si enët e munguara. Janë ato që lidhin prodhimin me tregun. Duhet të rrisim ndjeshëm edhe ofertën. Rritja e ofertës do të bëhet natyrisht, duke investuar në sektorin e serave.”- deklaroi Panariti.

DONALD LU: PERMBYTJET NUK E KANE DEMTUAR VULLNETIN E POPULLIT SHQIPTAR

Ambasadori amerikan Donald Lu shprehu keqardhje për familjet e shumta shqiptare që kanë humbur fermat dhe bagëtitë e tyre, nga vërshimi i lumenjve në jug të vendit.
“Shpresoj që ndihma amerikane, e ofruar përmes USAID-it, do t’i ndihmojë këto familje. Këto përmbytje nuk e kanë dëmtuar vullnetin e popullit shqiptar. Jemi të kënaqur të mbështesim Agrokapitalin, nëpërmjet USAID-it. Por ka ende shumë biznese që kanë ende nevojë për qasje në kapital, në mënyrë që të rriten”- deklaroi ambasadori Lu.

(er.nu/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.