Një dron ka vënë në rrezik jetën e 130 njerëzve, pasi ka qenë duke u përplasur me një aeroplan që po përgatitet të mbërrijë në aeroportin e Gatwick.
Dy mjetet fluturuese kanë qenë shumë pranë njëri-tjetrit, ku ka qenë droni që i është afruar aeroplanit Airbus A319.

Bordi i Mbretërisë së Bashkuar Airprox tha se droni ishte ‘shumë i madh dhe jo një lodër’, afërsia e të cilit gati sa nuk ka rrezikuar aeroplanin.

Incidenti është klasifikuar i shkallës më të lartë të rrezikut, pasi përplasja ishte gati e pashmangshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb