Vullkani Sinabung në ishullin Sumatra të Indonezisë ka filluar të nxjerrë hi të dendur mbi 5.000 metra lartësi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia indoneziane për situata emergjente njoftoi se nuk janë regjistruar viktima nga shpërthimi i sotëm.

Zëdhënësi i agjencisë, Sutopo Purwo Nugroho, theksoi se retë e tymit të dendur lëvizin deri në 4.900 metra drejt jugut.

Mali Sinabung, njëri prej tre vullkaneve aktiv në Indonezi, me shekuj ka qenë në gjendje qetësie para aktivizimit në gusht të vitit 2010, kur humbën jetën dy persona. Gjatë shpërthimit në vitin 2014 humbën jetën 16 persona, ndërsa shtatë të tjerë humbën jetën në vitin 2016.

Gjatë viteve të fundit rreth 30.000 persona u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre afër zonave të rrezikshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb