Skuadra e Arabisë Saudite ka përjetuar momente paniku gjatë udhëtimit të tyre nga Moska për në Rostov për ndeshjen e dytë të Botërorit, atë ndaj Uruguajit.

Njëra nga motorët e aeroplanit ka shpërthyer në flakë, duke frikësuar të gjithë ata që ishin në bord.

“Federata e Futbollit Saudite dëshiron të sigurojë të gjithë se lojtarët dhe anëtarët e Kombëtares janë mirë dhe të sigurt pas një dëmtimi të vogël dhe teknik të motorit të avionit”, thuhet në një deklaratë zyrtare të federatës saudite për media.

“Avioni është ulur para pak minutave në Rostov në Don Airport, kurse edhe personeli i avionit janë të sigurt”.

Fatmirësisht asnjë nuk është lënduar, pasi pilotët arritën të bënin ulje të sigurt. Të mërkurën, Arabia Saudite do të zbresë sërish në fushën e lojës, këtë herë ndaj Uruguajit, ndërsa në takimin e parë u mund 5-0 nga Rusia pritëse e Botërorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb