Sa vlera ka kjo fitore

Ishte një ndeshje e vërtetë sot. Kemi luajtur deri në dalejn e Memushajt një ndeshje shumë të madhe. Pavarësisht kësaj ne ia dolëm dhe kjo ishte fryt i një pune shumë të madhe përgjatë javës. Në kombëtare nuk ekziston mendësia e një ndeshje miqësore, të gjitja janë sikur të jenë për fushatën eliminatore

Golat e pësuar

Natyrisht që është për të punuar shumë në këtë pikë, por edhe ata kanë lojtarë shumë cilësore. Na ndëshkuan por theksoj se duhet të punojmë shumë në këtë pikë.

Kartoni i kuq i Memushajt

Nuk lejoj askënd që të dalë ngë fusha me të kuqe për shkak s efyen arbitrit. Nuk më pëlqejn aspak këto episode

E mbyllim vitin me fitore, po në 2018 çfarë presim?

Nuk bëhet fjalë vetëm tek fitorja, por sot bëmë një superndeshje, treguam shumë cilësi. Më pëlqen shumë fryma që ka kjo skuadër. Nuk më pëlqen fitorja por mënyra sesi arritëm te fitorja. Më pëlqen sesi djemtë janë adoptuar me atë që dua të bëj unë.

A do jetë Italia në Botëror?

Unë jam italian, do jem krenar nëse kalojmë. Do ta shoh nëpërmjet telefonit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: