Nga: ZONJA VJOLLCA
250 gr bollgur
400 gr panxhar të zier
2 kokrra limon
5 qepë të njoma
½ tufë majdanoz
1 spec i kuq
50 ml vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Nenexhik

Fillimisht 500 ml ujë të vluar me një lugë kafeje kripë e përziejmë me 250 gr bollgur. E mbulojmë dhe e lemë të pushojë për 5-10 minuta. E zbulojmë dhe e thërrmojmë gradualisht me majën e pirunit, më pas e vendosim në një tas të madh.
Limonët i lajmë mirë me ujë të ngrohtë, i thajmë dhe grijmë hollë në rende vetëm lëkurën pa pjesën e bardhë. Të dy limonët më pas i shtrydhim dhe miksojmë lëngun e tyre me vaj ulliri, kripë dhe piper dhe e hedhim në mesin e bollgurit.
Panxharin e zierë e presim në kubikë të vegjël. Qepët i presim në unaza, specin e pastruar e presim në kubikë të vegjël.
Të gjitha perimet e prera i përziejmë me bollgurin, e rregullojmë me kripë, piper të zi, pak nenexhik dhe e lemë të pushojë për 1 orë, më pas e shërbejmë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb