VATIKAN- “Ju bëj thirrje të rebeloheni kundër tendencës së banalizimit të dashurisë, sidomos kur duan ta reduktojnë thjesht në seks”. Kështu shprehet Papa Francesku në mesazhin e tij për të rinjtë në Ditën Botërore të Rinisë, që do të mbahet në Poloni.

“Ju kërkoj të jeni revolucionarë, ju kërkoj të shkoni kundër këtyre tendencave”, thotë më tej Ati i Shenjtë.

“Nëse kërkojmë që ajri, uji dhe ushqimit, të jenë të pastra dhe të shëndetshem, më shumë ne kemi nevojë për të ruajtur pastërtinë e asaj që e kemi më të çmuar: zemrat tona dhe marrëdhëniet tona” shkruan Jorge Mario Bergoglio në tekstin e nënshkruar më 31 janar dhe të publikuar sot nga Vatikani. “Kjo ‘ekologji njerëzore’ do të na ndihmojë për të marrë frymë në ajrin e pastër që vjen nga gjërat e mira, me dashuri të vërtetë”.

“Periudha e rinisë – shkruan Papa Francesko – Eshtë ajo në të cilën lulëzon në zemrat tona, dëshira e thellë e një dashurie të vërtetë. Sa forcë ka në këtë ndjenjë, për të dashur dhe për tu dashur! Mos lejoni që kjo vlerë e çmuar të falsifikohet, shkatërrohet ose dëmtohet. Ju lutem, mos kini frikë nga një dashuri të vërtetë. Të dashur të rinj, në kulturën e përkohshme, shumë predikojnë se gjëja e rëndësishme është ‘të shijosh’ momentet, por kjo nuk është e vlefshme për jetën, për të bërë zgjedhje definitive, “përgjithmonë”, sepse askush nuk e di se çfarë e nesërmja. Unë, megjithatë, unë kërkoj nga ju që të jeni revolucionarë, unë kërkoj nga ju që të rebeloheni kundër kësaj kulture të përkohshme, që në thelb, beson se ju nuk jeni në gjendje të merrni përgjegjësi. Unë kam besim tek ju, të rinjtë dhe lutem për ju. Kini guxim për të shkuar kundër”, thotë Papa në fjalimin e tij drejtuar të rinjve”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: