“Familja është një e vetme, ajo e formuar nga burri dhe gruaja”. Kështu është shprehur Papa Françesku në një Forum të Familjes në Romë.

“Sot të dhemb ta thuash,” – tha Papa i Shenjtë – “po flitet për diversitet familjesh. Është e vërtetë që familjet janë të ndryshme por familja si imazh i Zotit, një burrë e një grua, një e vetme”.

Këto deklarata të Papës bien ndesh me ato të këngëtarit të njohur Ricky Martin. Ai së fundmi ka bërë dhe një deklaratë të fortë në lidhje me binjakët e tij, duke uruar që ata të jenë homoseksualë. “Unë nuk e di, fëmijët e mi janë shumë të rinj, por unë uroj që ata të ishin homoseksual”, tha Martin.

“Kam dëgjuar të thuhet se është e modës, ose të paktën është e zakonshme që kur në muajt e parë të shtatzanisë studiohet nëse fëmija është problem, direct kërkohet abortin. Vrasja e fëmijëve për të bërë një jetë të qetë, kjo nuk është zgjidhje,” tha Papa.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: