MANILA- Papa Françesku ka udhëtuar sot drejt Filipineve, pas vizitës në Sri Lanka, ndërsa gjatë kohës që ka qenë në avion ju është drejtuar me një deklaratë të shkurtër gazetarëve.

“Liria e shprehjes ka limite, kur fyhet feja. Të vrasësh në emër të fesë është absurditet. Por nuk mund të fyesh fenë e të tjerëve”, ka thënë Ati i Shenjtë.

Papa Françesku mbërriti në Filipine, në etapën e dytë të shtegtimit apostolik në Azi. I pritur në aeroportin e Manilës nga entuziazmi i mijëra e mijëra qytetarëve e besimtarëve e përshëndetur nga autoritetet më të larta shtetërore e kishtare, Papa Françesku ka në qendër të këtij vizite takimin me të varfrit.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: