VATIKAN – “Po e ofrojmë këtë Meshë për 21 vëllezërit tanë koptë, të therur vetëm pse ishin të krishterë”. Me këto fjalë e nisi Papa, homelinë e Meshës së sotme, kremtuar në Kapelën e Shtëpisë së Shën Martës, njoftoi Vatikani. “Të lutemi për ta,- tha Papa, – që Zoti t’i pranojë si martirë, për familjet e tyre e për vëllain tim, Papën Tawadros, që vuan aq shumë”.

1400x96619

Papa Françesku e pati shprehur që mbrëmë, në një telefonatë që i bëri Papës Tawadros II i Aleksandrisë, Patriarkut të Kishës Ortodokse Kopte (në foto), nevojën për t’u lutur në Eukaristinë e mëngjesit të sotëm, për të krishterët e vrarë.

“Të jesh për mua mbrojtje, o Zot, shkëmbi im e fortesa ime, që më shpëton, sepse ti je mburoja ime e streha ime: më prij, për dashuri të emrit tënd!”- ishin fjalët domethënëse të liturgjisë!

21 egjiptianët që u therën nga militantët e iSIS-it në breg të detit i përkisnin Kishës Ortodokse Kopte të Aleksandrisë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: