Pas një muaji intensiv fushate për zgjedhjet për Parlamentin e Shqipërisë, erdhi momenti për pak relaks. Politikanët shqiptarë, kryesisht ata të majtë, kanë zgjedhur plazhin e Dhërmiut për t’u freskuar në fundjavat e temperaturave super të larta.

Kryesisht me familjet, por edhe me miq, ata janë fotografuar nga paparaci ynë në relaks të plotë. Të majtët kanë fituar betejën e 25 qershorit dhe pushimet i kanë mëse të merituara, ndërkohë që të djathtët nuk na i zuri sytë asgjëkundi. Mesa duket, humbja e thellë, si dhe kriza e brendshme, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të PD, ka bërë që t’i vonojnë edhe pak pushimet.beqe

Në foto duket ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili kryesonte listën e kandidatëve për deputetë në zonën e Dibrës. Ai arriti ta fitojë mandatin. Një hyrje e re në Parlament do të jetë edhe drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela. Ai është parë së bashku me Beqajn dhe familjet e tyre, duke bërë plazh në Dhërmi.

Ish-ministret shfaqen në super formë në plazh

Në fillim drejtoreshë e QSUT-së dhe për pak javë ministre e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nuk është një portret shumë i njohur, pasi ndenji pak si ministre. Ajo u zëvendësua me një nga ministrat teknikë të vendosur në paktin Rama-Basha. Por, paparacit tonë nuk mund t’i shpëtonte.ogerta3

Ogerta ishte në Dhërmi fundjavën që lamë pas, së bashku me familjen e saj, fëmijët dhe bashkëshortin. Aty ajo është takuar dhe ka biseduar me shumë miq. Tashmë zonja Manastirliu do të jetë pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste si një nga deputetet e Tiranës.ogerta2

Nuk ka munguar edhe këtë verë, si gjithmonë, ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha. Ajo nuk lë rast pa shkuar në Dhërmi, madje edhe kur ka qenë në muajt e fundit të shtatzënisë. Si gjithmonë elegante dhe në superformë, Klajda është parë në shoqërinë e nënës së saj dhe të mikeshave apo kushërirave.kljada

Nëse për Ogertën mund të ketë shumë shanse që të bëhet përsëri ministre, nuk mund ta themi të njëjtën gjë për Klajdën, e cila do të jetë deputete edhe këtë legjislaturë si pjesë e Grupit Parlamentar të LSI-së, por kjo forcë politike nuk do të jetë më pjesë e qeverisjes, kështu që nuk besojmë të kemi ministra nga LSI-ja në qeveri.

Sadri Abazi shfaqet trendy në plazh

Deputeti i Partisë Socialiste prej disa legjislaturash, i rikonfirmuar edhe në këto zgjedhje, Sadri Abazi, ka zgjedhur si shumë kolegë të tij që të pushojë në plazhet e Jugut. Edhe pse ka prejardhje nga Veriu, konkretisht Dibra, ai prej vitesh as nuk kandidon atje për deputet, por në Tiranë.sadri1

Dhe, mesa duket, as plazhet e Veriut nuk i preferon më. Paparaci ynë e ka kapur teksa rrinte me miq dhe ajo që të bie në sy, është pamja e tij si e një djaloshi të ri.sadri2

Bluzë moderne dhe kapele me strehë pas, bëjnë që Abazin ta shohim me sy tjetër. Në përgjithësi deputetët jemi mësuar t’i shohim me veshje shumë formale dhe kjo pamje është interesante dhe kurioze për ne./panoramasadri3

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb