Është mbyllur pa gola sfida e shumëprfolur mes Skënderbeut dhe Partizanit të Beogradit. Një rivalitet i jashtëzakonshëm në fushën e lojës e më raste të shumtë të krijuara nga korçarët por që në fund për fatin e keq nuk arritën të gjejnë golin.

Skënderbeu e nisi furishëm që në minutat e para duke tentuar disa herë portën e sërbeve. Më pas korçarët e ulën disi ritmin dhe skuadrat gjetën balancat në fushë. Edhe në pjesën e dytë të dy skuadrat patën rastet e tyre në portat respektive por nuk ishte e thëne që të kishte gola.

Edhe takimi tjetër i këtij grupi ndërmjet Dinamos së Kievit dhe Yang Boys ka përfunduar me shifra të barabarta, 2-2. Pas ndeshjeve të treta ukrainasit e Dinamos renditen të parët me 7 pikë, ndërsa vendin e dytë janë zviceranët e Young Boys. Skënderbeu dhe Partizani i Beogradit ndajnë vendin e 3 dhe të 4 me vetëm 2 pikë.

Minutë pas Minute

89′ Fantastik Orges Shehi, i cili eviton një gol të sigurt pas një aksioni të rrezikshëm të sulmuesit Sohuma.

78′ Shumë pranë golit Skënderbeu me Xhejms, por i vëmendshëm portieri Stojkoviç, i cili ishte një hap përpara futbollistit të Skënderbeut.

72′ Jevtoviç provon me një goditje të befasishme, devijimi i Orges Shehit e dërgon topin në goditje nga këndi.

66′ Sabjen Lilaj provon me një gjuajtje nga 40 metra, topi përfundon jashtë kuadratit.

62′ Miletiç ndëshkohet me karton të verdhë.

61′ E para goditje nga këndi për Partizanin e Beogradit.

60′ Bajram Jashanica nëshkohet me karton të verdhër për ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit.

57′ Soue merr një pasim të bukur nga Lilaj, provon të gjuaj por topi devijohet në goditje nga këndi, e 6-ta për Skënderbeun.

53′ Rast i shkëlqyer për Ali Soue brenda zonës, por ndërhyn mbrojtësi Mitroviç duke larguar topin në goditje nga këndi. Rasti i parë ideal në pjesën e dytë.

50′ Bruno Dita kërkonë të nisë Ali Soue me një top të bukur, por sulmuesi nuk e kupton idenë.

46′ Nis pjesa e dytë

45′ Përfundon pjesa e parë pa gola në “Elbasan Arena”

44′ Lilaj provon me një gjuajtje me të majtën, topi përfundon jashtë kuadratit.

38′ Edhe Sabjen Lilaj ndëshkohet me karton të verdhë për një faull në mesfushë.

34′ Tavamba i Partizanit të Beogradit ndëshkohet me karton të verdhë.

32’ Marco Radas i dëmtuar lë lojën dhe në vendin e tij futet Fidan Aliti

23′ E pabesueshme çfarë ka shpërdoruar Xhejms Adenij, i cili i vetëm me mbrojtësin e Partizanit, Mitroviç, është vonuar duke i dhënë mundësi këtij të fundit të bëjë një ndërhyrje shpëtimtare.

20′ Gabime të shumta në mesfushë nga të dyja skuadrat.

10′ Bruno Dita tenton me një goditje nga larg, topi përfundon jashtë kuadratit.

7′ Kapiteni Vuliçeviç, provon të befasojë Shehin me një goditje nga jashtë zone, por topi përfundon në duart e 40-vjeçarit.

6′ Goditja e tretë nga këndi për Skënderbeut, kroson Taku rrezikshëm, por largojnë futbollistët serbë.

4′ Tjetër goditje këndi për Skënderbeun, Taku lëshon një goditje të fuqishme, topi përfundon jashtë kuadratit.

2′ Skënderbeu e nis në sulm, Soue fiton një goditje nga këndi.

1′ Nis takimi në “Elbasan Arena”

FORMACIONET ZYRTARE

Skënderbeu: Shehi, Mici, Jashanica, Radas, Vangjeli, Muzaka, Lilaj, Dita, Taku, Xhejms, Soue

Partizani: Stojkoviç, Tauamba, Viliçeviç, Tosiç, Jankoviç, Souma, Jevtoviç, Bilher, Miletiç, Mitroviç, N.Miletiç

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb