Tribunali për krime të luftës i Kombeve të Bashkuara, ka dënuar me burg të përjetshëm ish-komandantin e forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiç 74-vjec.

I njohur si “Kasapi i Bosnjës”, Mlladiç përballet me 11 akuza, duke përfshirë gjenocid dhe krimet kundër njerëzimit, akte arbare të kryera gjatë luftës së Bosnjës në vitet 1990.

Me heret, ish-komandanti serb i Bosnjës, Ratko Mlladiç u dëbua nga Gjykata e Hagës pasi nisi të bërtiste me të madhe ndërkohë që gjyqtarët po lexonin verdiktin. Gjykatësi refuzoi kërkesën e avokatit të tij për të shtyrë seancën për arsye shëndetësore, gjë që ka shkaktuar nervozizëm te Mlladiç.

74-vjeçari është përgjegjës për ekzekutimin e 8 mijë burrave myslimanë në korrik të vitit 1995, që njihet si mizoria më e madhe e kryer në Evropë pas Holokaustit.

Vendimi për Mlladiçin do të jetë gjykimi i fundit nga tribunali që ishte themeluar në Hagë në vitin 1993 për dënimin e krimeve të kryera në luftërat Ballkanike në vitet e 90-ta.

Ndër të tjera Mlladiç, akuzohet për vrasje, torturë, dhunime, shfarosje dhe bombardime. Mlladiç i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat ndaj tij.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb