MOSKE- Vetëm pak ditë para zgjedhjeve presidenciale, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njëherësh kandidat për president, ka udhëtuar në Moskë, ku do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin.

Pak ditë më parë, Vuçiç ka takuar në Berlin kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Raportohet se Vuçiç dëshiron që t’iu tregojë zgjedhësve ne Serbi se ai ka mbështetjen e Bashkimit Evropian, por njëkohësisht edhe atë të Rusisë.

Me të arritur në Moskë, Vuçiç tha se marrëdhëniet ekonomike do të jenë në fokus të bisedimeve.

“Serbia synon që me Federatën Ruse të përshpejtojë marrëdhëniet ekonomike dhe të rrisë nivelin e tregtisë”, tha Vuçiç. Zgjedhjet presidenciale në Serbi mbahen më 2 prill.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: