Nxënësit e një shkolle në Sussex të Anglisë kanë zbuluar se mësuesi i tyre i matematikes ka edhe një profesion tjetër, atë të aktorit të filmave porno. Bëhet fjalë për Scott Sherwood i cili është 50 vjeç, edhe pse në dukje është shumë më i ri dhe që njihet me emrin e artit Aaron Cage.

Ishin nxënësit të cilët me sa duket duke vizituar faqet pornografike në internet kanë zbuluar se profesori i tyre i matematikës ka edhe një profesion të dytë, atë të aktorit të filmave me pullë të kuqe.

Aaron Cage
Aaron Cage

Ky fakt nuk e ka kompleksuar aspak profesorin i cili ka vazhduar punën e tij edhe pas disa shqetësimeve të prindërve të nxënësve.

Sherwood 3

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb