Nuk mori asnjë votë, madje as të klubit të Delvinës që e propozoi për të qenë kandidat në zgjedhjet për kreun e institucionit të futbollit shqiptar. Shpëtim Hala është zhgënjyer jo pak dje kur, pas numërimit të votave, emri i tij nuk është përmendur për asnjë moment.
Në deklaratën pas procesit të votimit, ish-gjyqtari i lindur në Librazhd deklaroi ndër të tjera se është fituesi moral i zgjedhjeve.
Një ngjarje paradoksale ajo që ndodhi dje në Asamblenë Zgjedhore që tregoi qartazi që Hala nuk pati mbështetjen e askujt.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/paradoksi-shqiptar-shpetim-hala-nuk-mori-as-voten-e-klubit-qe-e-propozoi/