TIRANË- Ish-presidenti Bamir Topi paralajmëron se Shqipëria do të përballet me një rrezik të madh në rast se nuk hiqet dorë nga artikulimi se “nuk do të ketë zgjedhje”. Ish kreu i shtetit i ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus apeloi në drejtim të forcave kryesore politike që të ulen në tryezën e reformës zgjedhore.

Zoti Topi përjashtoi mundësitë e kandidimit të tij në listat e ndonjë partie tjetër përveç FRD. Sipas ish-kreut të shtetit e gjithë situata e sotme politike e ka fillesën te ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Një ditë më parë pas një takimi të kryedemokratit Basha me aleatët, PD vendosi që as ajo dhe as aleatët e saj, të mos regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve; dhe rrjedhimisht të mos hyjnë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 18 qershorit, nëse nuk dorëhiqet kryeministri Rama. Pas këtij vendimi kreu i PAA, Agron Duka firmosi çregjistrimin e kësaj force në KQZ. Ndërkohë që ka patur edhe aleatë të Bashës që janë shprehur kundër këtij vendimi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: