TIRANE- Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Opinion” është shprehur se ngjarja që tronditi një ditë më parë Lushnjë është vetëm fillimi i një masakre që do të ketë pasoja të rënda. Kjo situatë sipas tij do të vijë si pasojë e faktit se asnjë nga personat e vrarë nuk ka qenë objektiv i atentatit.

“Për fat të keq është vetëm fillimi i një masakre. Në Lushnjë sapo kanë filluar. Autorët e kësaj ngjarje nuk kanë pasur asnjë qëlluar objektiv të rëndësishëm. Si ka mundësi që Orges Bilbili është dënuar me 11 vjet burg dhe ishte i lirë?

Laert Haxhiu është kapur para dy vitesh duke trafikuar një sasi heroine. Kur e kapi policia tha që isha sepse mendova se ishin ata të Aldo Bares dhe ika.

Janë gjetur tre kallashnikov në makinë. Kemi tre autorë me kallashnikov. Ky është vetëm fillimi i një masakre të vërtetë që sapo nis në Lushnje. Unë po mendohem që të bëj apel” tha Hoxha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb