TIRANE – I ftuar në “Studio e Hapur” në News24, gazetari Mentor Kikia foli në lidhje me audipërgjimin e vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ai tha se është i bindur se PD do të nxjerrë prova të tjera nëse ministri Xhafaj nuk reflekton, shkruan BalkanWeb

“Kjo çështje do marrë vëmendje,. Jam i bindur që PD ka më shumë se kaq që publikoi sot, po nuk pati reflektim nga ministri do të nxjerrin të tjera gjëra.

PS, kam përshtypjen që i ka hapur rrugë  alterantivës që Xhafaj të japë dorëheqjen nëse kjo është e vërtetë. Ndryshe nga sa ndodhi me Tahirin, për të cilin ishin të prerë,” tha Kikia.

Sipas tij, Xhafaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen në një kohë kur provomon Vettingun brenda policisë dhe i kërkon punonjësit më të thjeshtë të policisë që të tregojë se çfarë bëjnë familjarët e tij, shkruan BalkanWeb.

Mes të tjerash ai shtoi se: “Nëse kjo histori rezulton e vërtetë, autentike, jemi para një lajmi të keq, jo thjesht për implikimin e vëllait të një ministri, por jemi para një lajmi të keq për drejtësinë. Kjo jo thjesht më bën pesimist, por më tremb. Nëse fillon nesër, ky është një hetim nga halli. Kur plasi uji i zi në sipërfaqja, ti u detyrove të marrësh fshesën për të fshirë”.
(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: