Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, është nën presion për shkak të sanksioneve të ashpra, mungesës së ushqimit dhe rritjes se pakënaqësisë së popullatës së tij
Ish komandanti i trupave amerikane beson se ky presion mund ta shtyjë liderin e Veriut të shkaktojë Luftën e Tretë Botërore dhe ta shkatërrojë Perëndimin, shkruan “express.uk”.
Gjenerali, Walter Sharp ka thënë se, Koreja e Veriut po lëshon provokime të ashpra, për të cilat ai beson se shpejtë mund ta përshkallëzojnë situatën dhe të krijohet konflikti botëror.
Koreja e Veriut gjatë këtij viti ka lëshuar disa raketa balistike në testim, mirëpo SHBA gjatë periudhës së lëshimeve, u shqetësua nga veprimet e Veriut.
(d.d/BalkanWeb)