SPANJE- Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë 13 persona dhe u plagosën dhjetra të tjerë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se 5 persona në qytetin bregdetar Cambrils, 120 km larg Barcelonës, kishin planifikuar që të bënin një atentat sërish me furgon, por fatmirësisht policia ndërhyri në kohë. Policia arriti të vriste 5 persona pas shkëmbimit të zjarrit, të cilët dyshohet se ishin terroristët. Pas të shtënave me armë në qytetin në jug të Barcelonës, të plagosur mbetën 7 persona, mes tyre edhe një polic. ‘Daily Mail’ shkruan se dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

4354758300000578-4799836-Pictured_Emergency_services_rushing_to_the_scene-a-27_1502984858359

Sipas policisë spanjolle disa prej të dyshuarve kishin veshur brez me eksploziv, ndërsa shumë qytetarë për t’i shpëtuar sulmit kaluan me shpejtësi në zonën e plazhit. Autoritetet pohojnë se sulmi në Cambrils, që ndodhir rreth orës 1 të natës me orën lokale, është i lidhur me sulmin terrorist në Barcelonë që tronditi ditën e djeshme.

4354A7E100000578-4800282-The_hired_van_pictured_registered_to_rental_company_Telefurgo_ra-m-22_1503015060752

I njëjti episod ndodhi dje në Barcelonë. Fill pas ngjarjes së rëndë, Shtetit Islamik (ISIS) mori përgjegjësinë e sulmit në sheshin ‘Katalunja’ në Barcelonë, ku mbetën të vdekur 13 persona dhe mbi 100 të tjerë u plagosën. Dy orë pas ngjarjes një i dyshuar u qëllua për vdekje nga policia, ndërsa një maroken i identifikuar me emrin Driss Oukabir, shoferi që kishte marrë qira furgonin, i cili jetonte prej 20 vitesh në Spanjë është shpallur në kërkim. Ndërkohë media që administrohet nga militantët islamike, ‘Amaq News’ raporton se ISIS ka marrë përgjegjësinë e sulmit dhe se ata që kryeni sulmin janë ushtarë të Shtetit Islamik, por nuk jepen detaje mbi shkaqet dhe motivet.



(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: