Në datat 8, 10 dhe 12 maj pritet të zhvillohet edhe për këtë vit festivali evropian ‘Eurovision 2018’ që këtë vit mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Të gjitha vendet pjesëmarrëse kanë zgjedhur këngëtarët, ndërsa kanë nisur edhe sondazhet për fituesit e mundshëm.

Sipas blogut zyrtar të “Eurovision”, “Wiwibloggs”, deri më tani fitus rezulton shqiptari Ermal Meta dhe Fabrizio Moro me këngën “Non mi avete fatto niente” të cilët përfaqësojnë Italinë. Në vendin e dytë renditet Spanja dhe në vendin e tretë Franca.

Shqipëria e përfaqësuar nga këngëtari Eugent Bushpepa me këngën ‘mall’ renditet në vendin e katërt si pretendent për të fituar Eurovison.
83655-640-0-5a8edd1d809d5

83659-640-0-5a8edd1d857fb
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb