I ftuar në emisionin “Opinion” gazetari Armand Shkullaku ka pretenduar sot se sulmet mes PS e LSI nuk duhet të merren seriozisht. “Nuk është çudi që ata të dalin për qafe të dy bashkë (Edi Rama dhe Ilir Meta), prapë si në 1 prill 2013 dhe Ilir Meta t’i japi dekretin për kryeministër Edi Ramës”, – tha Shkullaku.

Në funksion të këtij pretendimi ai përmendi edhe akuzat dhe kundërakuzat në 2009 mes Ramës dhe Metës.

Më tej Shkullaku është shprehur se ndodhemi në një situatë absurde, ku sipas tij “kemi 3 parti që janë kundërshtare në fushatë dhe po ashtu qeverisin të treja bashke. Sulmet mes tyre ndodhin për të tërhequr vëmendjen e publikut, kështu partitë janë të pritura të gjejnë armiq dhe të sulmojnë njëri tjetrin. Për të nxitur votuesin, për t’i ndarë, për t’i prekur, për t’i mobilizuar partitë duhet të shpallin një armik. Se praktikisht dhe bashkëqeverisje dhe kundërshtarë kjo nuk ndodh në një vend normal. Armiku është shpikur tani, dhe e keqja më e madhe na qenka LSI-ja. Po të dëgjosh deklaratat e Ramës të ngjajnë me gjuhën e një kandidati që ka ardhur nga diaspora”, – deklaroi Shkullaku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb