TIRANË – Kastriot Islami, ish-socialisti që i është bashkuar radhëve të PD-së, ka bërë një parashikim për fatin e deputetit “rebel”, Tom Doshi.

Nisur nga kritikat e ashpra të Doshit në drejtim të kreut të partisë dhe Qeverisë, ashtu si dhe të tijat dikur, Islami jep me siguri se, pavarësisht nga rruga që Rama do ndjekë, Tom Doshi do të ikë nga PS-ja.

“Rama ka vendosur pa asnjë medyshje, herët a vonë, ta largojë Doshin…,” – u shkruan Islami, miqve në Fb. – Dy rrugët makiavelike të Ramës gjithnjë janë: Ose Doshi, pa u ndjerë e gradualisht do të vetëlargohet pa zhurmë… Ose Doshi do të përjashtohet me përplasje…”

Ditët e hënë pritet që të mblidhet Grupi Parlamentar i PS-së dhe në të të diskutohet dhe të debatohet me deputetin Tom Doshi, pas kritikave të tij ndaj Kryeministrit dhe qeverisjes së vendit.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: