Teksa këtij viti po i afron fundi, mendojmë se çfarë na pret në 2018. Si çdo herë, shenjat e zodiakut janë ato që luajnë një rol të rëndësishëm në atë çka ndryshe e quajmë “parashikimi i yjeve”.

Ky vit sjell katër shenja plot fat, që do ta presin 2018 plot gëzim e lumturi.

DEMI
Të lindurit e kësaj shenje janë të bindur se asgjë nuk ndodh nëse nuk e bën ti vetë të ndodhë. Për këtë shpesh cilësohen si përcaktuesit e fatit të tyre. Është kjo arsyeja që shpesh gjërat vijnë shumë lehtshëm për ta, por kjo lidhet dhe me faktin që janë të hapur ndaj mundësive të reja. Janë të vetëdijshëm për atë çka sundojnë dhe gjithmonë priren të takojnë njerëz të rinj. Kështu, dhe në 2018, shenja e Demit do të ketë mundësinë të përjetojë dhe provojë plot oportunitete të reja. Numri me fat: 1.

LUANI
Luani duket si lloji i njeriut që gjithçka e pret në pjatën e argjendtë. Por, realiteti është se të lindurit e kësaj shenje punojnë fort për të arritur atë që kanë dhe atë që duan. Shpesh, duket sikur ata janë të përqendruar tek vetja, por kjo lidhet thjesht me faktin që kërkojnë t’ju dëshmojnë të tjerëve frymën pozitive të jetës në tërësi. Luanët e bëjnë fare mirë ndarjen mes punës për të arritur suksesin dhe kohës së nevojshme të relaksit. Numri me fat: 7.

VIRGJËRESHA
Të lindurit e kësaj shenje janë koshientë për “kokën që mbajnë mbi supe”. E dinë fare mirë që fati nuk vjen nga hiçi, dhe e kuptojnë sa punë duhet për të arritur shumë të mira. Nga ana tjetër, e kanë gjithçka në dorë dhe shfrytëzojnë çdo mundësi të artë. Këtë e arrijnë kryesisht falë inteligjencës dhe ambicies personale. Numri me fat: 9.

UJORI
Edhe kjo shenjë e përcakton vetë fatin, në bazë të asaj çka përpiqet t’i thotë universi. Duken të përkushtuar, por jo gjithmonë punojnë. Përgjithësisht i marrin vendimet me zemër. Për Ujorët ka dy periudha: koha kur punojnë fort për përcaktimin e fatit të tyre dhe koha kur gjithçka e lënë në dorë të universit. Numri me fat: 3.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb