TIRANE- Kalendari Kinez do të të ndihmojë të parashikosh gjininë e fëmijës. Ndiq linjën e muajt të konceptimit dhe të moshës tënde, bashkoji ato të dyja dhe do të marrësh vesh seksin e bebit tënd.Kalendari kinez është një mënyrë argëtuese për të parashikuar gjinin e fëmijës në varësi të moshës së mamit dhe muajit kur është konceptuar bebi. Thonë se ky kalendar mund të parashikojë seksin e bebit në 70% të rasteve.

Ky kalendar u zbulua në një varr mbretëror në afërsi të Beizhingut dhe origjinali i cili ka një vjetërsi prej 700 vite gjendet në Insititutin e Shkencës në Beizhing, Kinë. Për kinezët, seksi i bebit ishte një çËshtje shumë e rëndësishme, sidomos për familjet mbretërore të cilët kishin nevojë për një pasardhes mashkull për të mbajtur tronin në familje.
Ky grafik është thjesht informativ, nuk është 100% i sigurt dhe duhet trajtuar si i tillë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: