Rreth 60 sportistë nga vende të ndryshme të Ballkanit do të zbarkojnë këtë javë në Gjirokastër për eventin Gjiro Open Air, i cili nuk është vetëm një aktivitet sportiv.

Ky aktivitet do të hap siparin sot e do të vazhdoj deri më datën 26 mars.

Për tre ditë pilotët do të organizojnë fluturime duke u nisur nga mali i Çajupit përballë Gjirokastrës, ndërsa janë parashikuar edhe guida për t’u njohur me disa nga vendet historike të zonës, si Parkun Arkeologjik Antigone, Kisha e Saraqinishtit, Manastiri i Spilles, Teatri i Adrianopulit.

Në një status në Facebook ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro shkruan se kjo do të jetë një javë plot adrenalinë për Gjirokastrën. “Kjo javë mban shenjën #GjiroOpenAir. Sport në ajër! Kulturë në tokë! Mos e humbni! Vendi ku fluturohet me sport e kulture quhet Gjirokastër”, shkruan Kumbaro.

Gjiro Open Air do të kulmojë me Gjirokastra by Night, më datën 25 mars, një “street party” që do të mbahet në Qafën e Pazarit, me pjesëmarrjen e Dj. Cool.

Në janar të këtij viti, Ministria e Kulturës dhe Federata Shqiptare e Aeronautikës nënshkruan marrëveshjen për Promovimin e Trashëgimisë Kulturore Kombëtare gjatë zhvillimit të Kampionatit të 9-të Botëror të Fluturimeve të Lira në “Paragliding në Disiplinën në Preçizion ”, i cili do të zhvillohet në qytetin e Vlorës në datat 05-14 maj 2017. Pjesë e kësaj marrëveshje, në dispozicion të Gjiro Open Air është dhe itinerari jugor malor, Tepelenë-Përmet-Gjirokastër, ku gjithë paketa muzeale dhe e siteve të trashëgimisë, do të jetë në funksionim të plotë për t’i mirëpritur sportistët pjesëmarrës në këtë aktivitet.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: