Një paketë të plotë ekzaminimesh dedikuar të gjitha vajzave dhe grave me rastin e festave të 7-8 marsit. Këto ditë, përvecse ditë festash, duhen konsideruar nga cilado grua e nënë ditë kontrollesh e më shumë kohe për veten. Të jesh një grua e emancipuar, para së gjithash do të thotë të kujdesesh për shëndetin tënd. Vetëm duke u ekzaminuar në kohë dhe periodikisht shëndeti i gruas është i sigurtë dhe parandalohen në kohë sëmundje të rrezikshme të cilat mund t’u kushtojnë shtrenjtë jo vetëm atyre, por gjithë familjes.

Me një paptest një grua mund të parandalojë e identifikojë në kohë një tumor të qafës së mitrës, i cili në stadet e para është lehtësisht i trajtueshëm. Me një mamografi, një grua mund të kapë në kohë një tumor të gjirit, i cili sot është një nga tumoret më të rrezikshme tek femrat. Me analizat e urinës dhe analizat e gjakut janë gjithashtu një sërë problemesh me shëndetin të cilat lehtësisht mund të kontrollohen. Spitali Amerikan ua sjell grave dhe vajzave të gjitha këto ekzaminime si një paketë të vetme duke përfshirë edhe një vizitë tek mjeku i përgjithshëm. Shëndeti i gruas është parësor për Spitalin Amerikan, sepse për ne të përqafosh jetën do të thotë që gruas burimit të jetës t’i kushtosh vëmendjen e duhur. Ndaj për festat e 7-8 marsit mësueses, nënës, apo bashkëshortes mund të jeni ju që t’i dhuroni diçka vërtet me vlerë jo vetëm për të tashmen, por edhe për një të ardhme të shëndetshme. Zgjidhni paketën “DEDIKUAR FEMRËS” e cila me një vlerë 5000 lekë përfshin ekzaminimet :
-Eko Gjiri ose mamografi
-Vizite Mjeku pergjithshem
-Paptest
-Kulturë Vaginale
-Urine Komplet
-Gjak Komplet

Për nënën, gruan, motrën bëj dhuratën më të mirë, shëndetin! Kujdesuni për të, dhuro Check Up!
Vetëm në Spitalin Amerikan!Përqafo jetën!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: