‘Ishte një banjo gjaku’, thotë Julien Pearce, dëshmitar i vrasjeve të kryera nga terroristët në Bataclan.

Radio Gazetari ishte në sallën e koncerteve në Bataclan duke dëgjuar një bandë amerikane rok, kur rreth orës 23:00 të së premtes ndodhi sulmi mbi ta.

“Njerëzit bërtitën dhe ulëritën të tmerruar,” tha Pearce. “Sulmi zgjati për 10 minuta. Dhjetë minuta të tmerrshme, ku të gjithë ishim të shtrirë në dysheme duke mbuluar kokën me duart tona.”

Në orën 01:23 forcat speciale franceze ndërhynë duke liruar pengjet që mbaheshin në godinë,
Të paktën 112 persona u vranë në sulmin në Bataclan, tha ministria e brendshme franceze.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb