SHBA- Në vitet 2000, Tinkerbell u shndërruar në një personazh shumë të famshëm, duke qenë se pronarja e saj e mbante thuajse përherë me vete dhe e ekspozonte sa herë dilte në ekran, kopertona revistash apo edhe kur parakalonte në tapetin e kuq të eventeve të ndryshme.

Bëhet fjalë për qenushen e Paris Hilton, e cila ngordhi në moshën 14-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Paris.

Miliarderja ka postuar një fotografi në Instagram ku ka shprehur dhimbjen e saj për këtë humbje të thellë të mikeshës me 4 putra.

“E kam zemrën të copëtuar. Pas 14 viteve bashkë, e vogla ime Tinkerbell ngordhi për shkak të plakjes. Është si të kem humbur një pjesëtar të familjes. Ishte e veçantë për mua”,- shkruan trashëgimtarja e famshme në Instagram.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb