Skualifikimi shumë më herët se çfarë pritej i Paris SG nga “Champions League” ka vendosur në pikëpyetje trajnerin Unay Emery. Spanjolli edhe pse i ka drejtuar në rrugën e duhur parisienët për të fituar “Ligue 1” sërish ka dyshime për aftësitë e tij.

Sipas “L’Equipe” Emery është i ikur tani dhe në Paris ka një numër kandidatësh për stolin, mes të cilëve më i pëlqyeri është Antonio Conte. Pas një qasjeje të parë në dhjetor mes klubit parizien dhe trajnerit italian, ka pasur një kontakt të ri, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve.

Ky kontakt është bërë me Gianluca, vëllai i Conte, që është me agjentin Federico Pastorello. Trajneri i tanishëm i Chelsea, pa surpriza, nuk do të vazhdojë me “Blues” përtej këtij sezoni. Në kokën e tij kanë filluar të merren në konsideratë disa rrugë, por dy në veçanti: njëra është ajo që Costacurta i ka propozuar, që të rindërtojë kombëtaren italiane; tjetra për të drejtuar PSG-në, me nderin dhe barrën për të pasur nën hyqëm lojtarë si Neymar, Mbappé, Cavani dhe të tjerë.

Do të ishte një lloj shpengimi personal, pas fërkimit me Chelsea për mosblerjen e lojtarëve të dëshiruar prej tij. Por, Antonio nuk ka vendosur akoma dhe do të ketë akoma dy muaj për të reflektuar më mirë dhe për të marrë vendimin më të mirë. Ndërkohë, merret vesh se për stolin e PSG-së janë në listën e drejtuesve të klubit parizien edhe emrat e Ancelotti, Mancini, Allegri, Pochettino, Luis Enrique dhe Simeone.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb